Shkolla në pandemi – një temë me rëndësi të jashtëzakonshme

Share

Fillimi i procesit mësimor i këtij viti shkollor shënoi një sfidë shumë të veçantë, në kontekstin e pandemisë, jo vetëm për shoqërinë rumune, por, praktikisht për të gjitha shtetet që ndjekin të njëjtin kalendar veprimtarish. Fatkeqësisht, jo gjithkund fëmijët patën mundësi të kthehen në klasat e tyre, pasi në disa komunitete përhapja e infektimeve të reja të koronavirusit e bëri të pamundur rifillimin e mësimit fizikisht. Në kohën që po hartoj këtë shkrim, gjendja po bëhet gjithnjë e më e mpleksur, sepse gjithnjë e më shumë lokalitetet detyrohen të marrin masa dhe të vendosin kufizime të reja, dhe disa syresh synojnë fushën e arsimit. Me sa dukej, kalimi i arsimit  online është një zgjidhje e thjeshtë gjatë pandemisë, por përvoja e muajve të fundit na ka treguar se nuk është aspak kështu. Problemet e kalimit  të procesit mësimor online janë të shumta, dukuri që është konstatuar dhe analizuar si nga specialistët, ashtu edhe nga publiku i gjerë. Spektri i këtyre problemeve gjithë e më gjithëpërfshirës has një serë vështirësish: duke filluar qysh nga pajisjet e pamjaftueshme të institucioneve arsimore dhe vështirësitë në përshtatjen e mësuesve dhe studentëve në situatën e re dhe me këtë mëyrë mësimdhënjeje, deri tek mungesa e pajisjeve të domosdoshme në familjet me të ardhura të ulëta, veçanërisht në zonat rurale. Përkundër faktit se kemi një sektor të fortë IT, i cili gjithashtu ka përfituar nga investime të konsiderueshme, Rumania menaxhon me shumë vështirësi problemin e mësimdhënies të arsimit online. Për fat të keq, efekti kryesor është ulja e nivelit të përgatitjes së nxënësve dhe studentëve, dhe pasojat nuk janë vetëm në nivelin personal të akëcilit, por edhe në nivelin e shoqërisë në tërësi. Pandemia nuk jep shenja aspak se do të ulet si intensitet dhe të gjithë ekspertët na paralajmërojnë se po se kemi përpara një luftë të gjatë. Prandaj, funksionimi i sistemit arsimor me hope mund të lërë pas boshllëqe që do të sjellin një ndikim afatgjatë në mirëqenien socio-ekonomike, në fund të fundit. Sigurisht, problemet nuk janë vetëm në arsimin parauniversitar, por edhe në arsimin e lartë, të cilin unë e njoh shumë mirë nga periudha jo shumë e largët në të cilën isha ndër drejtuesit e lëvizjes studentore në Rumani. Është e natyrshme, në këto kushte, ta kthejmë vëmendjen tonë te Qeveria dhe te strukturat që janë përgjegjëse për menaxhimin e drejtpërdrejtë të sistemit arsimor. Nga pikëpamja legjislative, që nga viti 2011, kur u miratua Ligji aktual i Arsimit, ekziston një kornizë për platformën e-learning elektronik në shkollë. Sidoqoftë, kjo platformë u neglizhua dhe u kthye në qendër të vëmendjes vetëm tani, në kontekstin e pandemisë; natyrisht, nuk mund të merrnim rezultate spektakolare brenda natës. Çështja e arsimit dhe funksionimi i duhur i sistemit arsimor – veçanërisht në kushtet aktuale të veçanta – duhet të jetë një nga pikat kryesore të çdo mesazhi elektoral në periudhën e ardhshme. Për të gjitha partitë politike që synojnë të përfshihen në aktin e qeverisjes, arsimi duhet të jetë një përparësi.

Deputet Bogdan-Alin Stoica

Series Navigation<< Școala în pandemie – o temă de maximă importanțăPromovim libri në Muzeun Kombtar të Letërsisë Rumune >>