Promovim libri në Muzeun Kombtar të Letërsisë Rumune

Share

Të Premten, 2 Tetor 2020, u krye promovimi i vëllimit të ri në prozë (mikro-roman) nga shkrimtari Liviu Lungu në mjediset e Muzeut të Letërsisë Rumune në Bukuresht: „La un răsărit al evului de mijloc sau condacul unor bieți cavaleri/ Në një agim të Mesjetës ose lavda e zavallëve kalorës “, botuar nga Shtëpia Botuese Ex Ponto. Dr. Liviu Lungu është anëtar i ALAR dhe sekretar i përgjithshëm i revistës sonë “Albanica”.

Në një mjedis të këndshëm, që dukej se ishte mënjanës ndaj pandemisë, në ceremoninë e vogël që u zhvillua në kopshtin e brendshëm të Muzeut morën pjesë shkrimtarë, kritikë, përkthyes, redaktorë, botues, artistë, përfaqësues të ALAR (Dr. Radu Săvulescu, drejtor ekzekutiv dhe Dr. Luan Topciu, Koordinatori i Qendrës Kulturore) si dhe studentë.

Znj. Loreta Popa, shkrimtare dhe gazetare, përfaqësuese e institucionit mikpritës, pastaj Horia Gârbea, dramaturg, poet, prozator dhe përkthyes prezantuan librin, duke u përqëndruar në aspekte të ndryshme stilistike të tekstit dhe gjuhës arkaike, pastaj rëndësinë e botimit të një teksti historik në vitet e dekadës së mijëvjeçarit në të cilin jetojmë. Autori, në fund të prezantimeve, falënderoi për vlerësimet, për mbështetjen përmes “pjesëmarrjes në këtë kohë të jashtëzakonshme” dhe posaçërisht falenderoi dhe z. Ștefan Simion, ilustruesi i ri i vëllimit.

Si përfundim, Liviu Lungu përmendivëllimi t motoll: “Nga historia dihet që lumenjtë mbledhin njerëz më shumë sesa i ndajnë ata; rreth urave, historia regjistron gjëra të tjera. ”

Series Navigation<< Shkolla në pandemi – një temë me rëndësi të jashtëzakonshmeVlora. A fost dezvelit bustul lui Isa Boletini >>