Albanica nr. 7 – një botim i ri nga Shtëpia Botuese Asdreni

Share

Në fund të kësaj vere plotësisht atipike, Shtëpia Botuese Asdreni, e Shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumunisë (ALAR), nxorri nga botimi një numër të ri – të shtatin – të revistës tremujore kulturore-shkencore, Albanica. Si dhe më parë, në faqet e revistës mund të gjenden materiale klasike dhe bashkëkohore, nga lëmi të ndryshme të albanologjisë dhe marrëdhënieve rumune-shqiptare. Dossier-i në këtë numër të revistës i kushtohet piktorit dhe poetit anglez Edward Lear (1812-1888), i njohur për publikun si autori i disa vargjeve origjinale të pakuptimta, të quajtur limericks. Ai çoi një jetë që mund të karakterizohet si e një nomadi, në vitin 1848 ai udhëtoi në Shqipëri nga Manastiri në Shkodër dhe nga Shkodra në Prevezë dhe Artë, duke përshkruar përvojat e tij në vëllimin Edward Lear in Albania: Journals of a Landscape Painter in Albania and Illyria.  Në numrin 7 të revistës Albanica, një homazh i bëhet këtij piktori peisazhist, punimet e të cilit, përtej vlerës së tyre estetike, kanë gjithashtu një vlerë të rëndësishme dokumentare, që përshkruan qytetet shqiptare – të tilla si Gjirokastra, Berati, Shkodra, Tirana, Elbasani, Kavaja ose Pogradeci – përreth viteve 1850.

Ndër emrat e rëndësishëm që nënshkruajnë tekstet e grupuara në këtë numër të revistës janë: Ismail Kadare Simon Sebag Montefiore, Robert Elsie, Eqrem Çabej ose Cezar Ivănescu. Lexuesit do të gjejnë gjithashtu një dialog midis shkrimtarit dhe kritikut letrar Marius Chelaru dhe poetit më të madh bashkëkohor shqiptar, Visar Zhiti, botuar nën titullin “Sa më shumë jetë në poezi, aq më shumë poezi në jetë”. Paul H. Stahl, Fatbardha Demi dhe Gisèle Vanhese janë gjithashtu midis autorëve të materialeve në numrin 7 të revistës Albanica, e cila gjithashtu përfshin artikuj nga përfaqësuesit e ALAR, Dr. Radu-Cosmin Săvulescu (drejtori ekzekutiv i organizatës), Dr. Luan Topciu (koordinator i Qendrës Kulturore Shqiptare) dhe Dr. Liviu Lungu (sekretari i përgjithshëm i redaksisë së revistës Albanica). Medaljoni poetik i kushtohet Linda Maria Baros, një shkrimtare franceze me origjinë rumune, një anëtare e plotë e Akademisë Mallarmé në Francë dhe fituese e çmimit të famshëm Apollinaire. Numri 7 i revistës Albanica do të promovohet gjatë shtatorit, datat e veprimtarive do të bëhen të ditura më vonë në faqen zyrtare të internetit, www.alar.ro, si dhe në rrjetet sociale. Revista shpërndahet falas në universitete, biblioteka dhe institucione kulturore në Rumani, Shqipëri dhe shtete të tjera, si dhe tek personalitete të jetës akademike dhe kulturore.

Përmbajtja – Albanica nr. 7

l ‑Luan Topciu, Lindje, Perëndim ose një gjendje e ndërmjetme;

l ‑Dosja – Edward Lear. Portret, Edward Lear dhe Shqipëria;

l ‑Simon Sebag Montefiore, Jeruzalem. Biografia e një qyteti. Pushtimi shqiptar 1830-1840. Ibrahim i Kuqi;

l ‑Robert Elsie, Historia e vjetër e Shqipërisë;

l ‑Murat Ajvazi, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Historiografinë Zvicerane;

l ‑Prof. Paul H. Stahl, Vllaznia,  fisi dhe bajraku;

l ‑Eqrem Çabej, Gjuhësia Ballkanike;

l ‑Visar Zhiti – Marius Chelaru, Sa më shumë jetë në poezi, aq më shumë poezi në jetë;

l ‑Dr. Radu-Cosmin Săvulescu, Aspekte të Krishterimit Shqiptar që nga shembja e Shtetit të parë Bullgar në Arbërinë e pavarur;

l ‑Fatbardha Demi, Jeta dhe Vepra e Mihal Trivolit;

l ‑Medaljon Linda Maria Baros. Poezi;

l ‑Ismail Kadare, Kisha e Shën Sofisë;

l ‑Cezar Ivănescu, Prolog për romanin “Më i dashuri i tokësorëve” të Marin Preda-s;

l ‑Gisèle Vanhese, Meridiani Ballkanik. Lamartine, De Rada dhe Kalabria;

l ‑Dr. Luan Topciu, Letërsia Shqipe pas vitit 1990;

l ‑Dr. Liviu Lungu, Kujtimet e djeshme, për sot.

l ‑Përkthimet e teksteve u bënë nga Renata Melonashi-Topciu, Radu Săvulescu, Luan Topciu, Përparim Demi, A Ionescu, L. Iacob, L. Gavrilă, S. Nistor, C. Palcus.

Numri është i ilustruar nga artistët Corneliu Baba, Marcel Iancu, Iosif Iser, Henri Catargi, Alexandru Ciucurencu, Ion Țuculescu, Nicolae Dărăscu, Lucian Grigorescu, Ibrahim Kodra, Gentian Zeka, Petru Aruștei, Octavian Bica.

Series Navigation<< „Shpresojmë që zgjedhjet parlamentare në fund të këtij viti të na konfirmojnë faktin që aktiviteti ynë ka qenë në nivelin e pritshmërisë” – intervistë me deputetin e ALAR, Bogdan-Alin StoicaParlamentul Republicii Macedonia de Nord a acordat votul de investitură noului guvern macedonean condus de Zoran Zaev, în care se află șase miniștri proveniți din Uniunea Democratică pentru Integrare (partid albanez). >>