Doli nga shtypi libri: „Albania: o istorie în date. Despre Kanun. Personalități” (Shqipëria: një histori në data. Mbi Kanunin. Personalitete) , libër i botuar nga Shtëpia Botuese ”Asdreni”
- Cultura în primul plan
- Kultura në radhë të parë
- ALAR ONLINE TV – një fillim premtues
- Doli nga shtypi libri: „Albania: o istorie în date. Despre Kanun. Personalități” (Shqipëria: një histori në data. Mbi Kanunin. Personalitete) , libër i botuar nga Shtëpia Botuese ”Asdreni”
- Pandemia a agravat situația copiilor din Kosova
- La HUMANITAS: O nouă ediție a „Generalului armatei moarte”
- Liga de la Prizren, evenimentul care a anunțat independența Albaniei
- Albania în memoriile unui scriitor român din exil
- Pandeli Evangjeli. Câteva momente
- Churchill despre Albania
- Prof. univ. dr. Mircea Muthu: Kostandin și Doruntina*
- Parashqevi Qiriazi, un pionier al învățământului albanez modern
- Dr. Dan Toma DULCIU: Regele României și Regele Poeziei
- Skanderbeg în biroul lui Ernesto Sabato
- Pastila pentru suflet: Biserica Sfinții Petru și Pavel din Vithkuq
- Zagoria – ținutul de dincolo de munți
- Pandemia pune în dificultate turismul balcanic
- O carte despre vendetta albaneză
- “Cum să te descurci cu albanezii”: Îndrumar pentru cei care călătoresc sau fac afaceri în Albania
- Delicii de vară: bragă și sirop de trandafiri
Në Shtëpinë Botuese ”Asdreni” të Shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë ka dalë një vëllim i ri kushtuar historisë dhe kulturës shqiptare. Është fjala për librin „Albania: o istorie în date. Despre Kanun. Personalități” (Shqipëria: një histori në data. Mbi kanunin. Personalitete), e pregatitur nga Dr. Liviu Lungu, studjues pranë Muzeut të Historisë Kombëtare dhe Arkeologjisë të Konstancës, dhe Dr. Luan Topciu, koordinator i Qendrës Kulturore Shqiptare të ALAR.
Libri është një përmbledhje të dhënash historike dhe biografike mbi Shqipërinë, mbi territoret që kanë qenë dha janë të banuara nga shqiptarët si dhe mbi disa nga personalitetet e njohura shqiptare ose me origjinë shqiptare. Mes morisë së informacioneve janë nënvizuar edhe mendime të studjuesve të njohur mbi „fenomenin shqiptar” si dhe janë sjellë disa ekstrakte nga: Kanuni, ndoshta dokumenti më përfaqësues i ndërgjegjes shqiptare për një kohë të gjatë. Autorët e librit kanë synuar t’i ofrojnë lexuesit të çdo moshe dhe shkollimi një imazh parësor, sintetik dhe korrekt të Shqipërisë.
Pa pasur pretendime akademike, punimi, respekton, megjithatë, një parim shkencor, duke përdorur metodën, përgjithësisht të sigurt, sipas së cilës „eveniment i rëndësishëm është ai që gjeneron efekte apo ndryshime të rëndësishme afatmesme apo afatgjata„. Autorët kanë përdorur burime (dokumente) të ndryshme në rastet kur datat kanë qenë të pasigurta dhe u janë larguar diskutimeve që lidhen me dukuri apo ngjarje historike për të cilat studiuesit nuk janë të një mendimi.
ALAR ka në plan që të promovojë vëllimin „Albania: o istorie în date. Despre Kanun. Personalități” (Shqipëria: një histori në data. Mbi kanunin. Personalitete) gjatë kësaj vere në qytetin e Konstancës, në momentin kur situata epidemiologjike do të lejojë organizimin e një evenimenti publik. Gjithashtu, pas promovimit, ky libër do të mbërrijë falas tek të gjithë të pajtuarit e revistës Drita si dhe në bibliotekat dhe institucionet e arsimit të lartë dhe të kulturës në Rumani dhe jashtë vendit.
Dr. Liviu Lungu
Arkeolog dhe shkrimtar, Liviu Lungu me origjinë shqiptare nga nëna, është një nga anëtarët e rëndësishëm të komunitetit shqiptar të krahinës së Dobroxhias. Ka publikuar romane, të cilat kanë qenë të përkthyera edhe në gjuhën shqipe, ndër të cilat edhe romani Burgosja e poetit Ovidius, i promovuar në Shqipëri në vitin 2018. Gjithashtu, Liviu Lungu është sekretar i përgjithshëm i redaksisë së revistës kulturore-shkencore Albanica.
Dr. Luan Topciu
Skrimtar, kritik letrar dhe kritik arti, diplomat, Luan Topciu është koordonatori i Qendrës Kulturore Shqiptare pranë ALAR. Ka publikuar një sërë librash me studime që i kushtohen, në radhë të parë, letërsisë shqiptare, por edhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Gjithashtu, ka përkthyer vepra klasike dhe bashkëkohore nga gjuha shqipe në rumanisht dhe anasjelltas. Në fillim të këtij viti u zgjodh nënkryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë të Diasporës (Zvicër).