ALAR ONLINE TV – një fillim premtues

Share

Pandemia e Covid-19 si dhe kufizimet që autoritetet ndërmorrën për rë parandaluar dhe luftuar përhapjen e koronavirusit të ri sollën sfida të reja për institucionet dhe organizatat kulturore. Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë, misioni i së cilës është tërësisht kulturor, ka qenë e detyruar që të gjejë mënyra të reja për t’u transmetuar mesazhet e saj anëtarëve të komunitetit, miqve dhe simpatizantëve. Në kushte normale, ALAR e realizonte këtë objektiv nëpërmjet veprimtarive kulturore të organizuara në vend si dha jashtë vendit, por edhe nëpërmjet pjesëmarrjes nëpër festivale, panaire librash apo evenimente të tjera. Por për momentin, rruga kryesore e komunikimit mbetet ajo online, i cili, megjithë dezavantazhin që ka për shkak të mungesës së kontaktit të drejtpërdrejtë, mundëson që mesazhi i organizatës sonë të mbërrijë tek një numër i madh personash.

Në këtë mënyrë, Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë ka ndërmarrë projektin ALAR ONLINE TV, duke improvizuar një mini-studio në qëndrën e organizatës në Krajovë. Këtu, duke respektuar masat e mbrojtjes të vendosura nga autoritetet, ALAR (Shoqata e Lidhjes së Shqiptarëve të Rumanisë) ka realizuar një seri emisionesh video, të cilat shpërndahen nëpërmjet site-it zyrtar të organizatës, në faqen e Facebook si dhe në kanalin YouTube. Edicioni i parë, i cili u shpërnda në fillim të muajit qershor, pati si protagonist deputetin Bogdan-Alin Stoica, përfaqësues i pakicës kombëtare të shqiptarëve në Parlamentin e Rumanisë si dhe Dr. Radu Săvulescu, drejtor ekzekutiv i organizatës.  Në kudër të edicionit të dytë, në të cilin mori pjesë Dr. Luan Topciu, koordinator i Qendrës Kulturore Shqiptare, u prezantua për publikun numri i gjashtë i revistës „Albanica”. Këto dy emisione janë  parë nga mbi njëqind mijë persona në faqen zyrtare të shoqatës në Facebook.

Përfaqësuesit e ALAR (Shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë) kanë pohuar se janë të entuziasmuar  me impaktin që ky projekt i ri ka në radhët e publikut: „Gëzohemi, në radhë të parë, për faktin se kemi mundur të rimarrim lidhjen me anëtarët dhe miqtë tanë, mbas një periudhe kur situata e përgjithshme na mbajti larg njeri-tjetrit. Në të njëjtën kohë, fakti që emisonet e shpërndara janë pritur mirë nga publiku i gjërë na inkurajon që të vazhdojmë me kërë projekt. Sigurisht, të gjithë shpresojmë që situata epidemiologjike të përmirësohet dhe ne të kemi mundësinë për të rinisur evenimentet publike në qytetet e mëdha të Rumanisë. Megjithatë, duke parë impaktin pozitiv të këtyre emisioneve të prodhuara në studion tonë të vogël, do të vazhdojmë projektin ALAR ONLINE TV paralelisht me organizimin e aktiviteteve dhe evenimenteve të tjera” , ka nënvizuar drejtori ekzekutiv i ALAR, Dr. Radu Săvulescu.

Tash për tash, organizata ka në plan të shpërndajë 2-3 emisione në muaj, dhe më pas do të  vazhdojë me rritjen e numrit të tyre, në varësi të lehtësimit të masave kufizuese dhe rimarrjes së veprimtarive publike.

Series Navigation<< Kultura në radhë të parëDoli nga shtypi libri: „Albania: o istorie în date. Despre Kanun. Personalități” (Shqipëria: një histori në data. Mbi Kanunin. Personalitete) , libër i botuar nga Shtëpia Botuese ”Asdreni” >>