Doli numri 6 i revistës Albanica
- ALAR rămâne alături de prietenii săi
- ALAR mbetet pranë miqve të saj
- Doli numri 6 i revistës Albanica
- Albumi „Muzică veche albaneză” (Muzikë e vjetër shqiptare) është tani i disponueshëm në internet
- Ziua Europei, Albano și Albania
- La 5 mai, albanezii aduc flori la mormintele eroilor
- Marius Dobrescu: „Când un scriitor este publicat în câteva țări occidentale, acest lucru e un certificat de garanție.”
- În zilele pandemiei – Medici albanezi în Germania
- Tratative Uniunea Europeană – Albania și Macedonia de Nord
- Dr. Dorian Koçi (Tirana, Albania): Câteva momente semnificative ale Diasporei albaneze
- Un kosovar condamnat politic în Albania
- Cuvântul rezistenței anticomuniste la BBC
- „Pluralismul politic” în anii 1946-1950
- Dinamită sub bustul “marelui dispărut”
- Ermira Babaliu: „Să fim mai buni azi decât ieri!”
- Plecarea unui mare artist și disident
- 800.000 $ pentru monumente istorice în Albania
- Pietre pentru templul poetului din Lancrăm: 125 de ani de la nașterea lui Lucian Blaga
- Mesaj despre o prietenie nesfârșită: Helena Kadare o evocă pe Sadije, soția scriitorului Dritëro Agolli
- Șoapta agoniei”, o carte din carantină
- Clarinetul, un instrument pentru toate gusturile muzicale
- Pastila pentru suflet: Semnificații ale zilei de 10 Mai
- Ramadanul, marea sărbătoare a musulmanilor
- Sfinții de lemn de la Homorâciu
- Programe turistice postpandemie pentru Ulqini
Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR) publikoi numrin gjashtë të revistës kulturore-shkencore „Albanica”. Duke vazhduar traditën e numrave paraardhës, „Albanica” përfshin materiale klasike dhe bashkëkohore nga fusha e albanologjisë, por edhe nga ajo e marrëdhënieve historike dhe kulturore rumuno-shqiptare.
Në mbi 240 faqet e këtij numri, lëçitësi mund të gjejnë një dossier kushtuar fotografit shqiptar, me famë botërore, Gjon Mili, i cili ka kaluar adoleshencën në Bukuresht, ku ka studjuar në Liceun e mirënjohur „Gheorghe Lazăr”. Ilustrimet e numrit 6 të revistës u përkasin disa emrave të rëndësishëm të artit rumun dhe shqiptar, siç janë Abdurrahim Buza, Petru Aruștei, Dan Erceanu și Vangjo Vasili. Në këtë numër të revistës mund të gjeni tekste që u përkasin emrave të njohur të botës akademike, si Prof. Dr. Stoica Lascu, Dr. Ina Arapi apo studimin e të mirënjohurit albanolog Robert Elsie, por edhe tekste të shkrimtarëve rumunë dhe shqiptarë, siç janë Ismail Kadare, Bardhyl Londo apo Liviu Lungu. Nuk mungojnë studimet e Dr. Radu Săvulescu dhe Dr. Luan Topciu, drejtori dhe kryeredaktori i revistës. Gjithashtu, lexuesi do të gjejnë dy intervista shumë interesante: njëra e realizuar me shkrimtarin Cezar Ivănescu nga gazetarja Clara T. Vâslan, kurse intervista tjetër është një dialog midis shkrimtarit dhe diplomatit Agim Isaku me shkrimtarin dhe kritikun letrar Marius Chelaru. Drejtori ekzekutiv i ALAR, Dr. Radu Săvulescu, shprehu shpresën se revista „Albanica” do të rifillojë së shpejti shpërndarjen në vend, e cila është ndërprerë për shkak të pandemisë: „Fatkeqësisht, kemi qenë të detyruar që të pezullojmë evenimentet për prezantimin e revistës, ashtu siç duhet të vepronim edhe me rastin e aktiviteteve të tjera kulturore. Promovimi i numrit 5 të revistës, që ishte planifikuar të bëhej në qytetin e Timishoarës, u anulua në momentin e fundit, në muajin mars, dhe situata e tanishme nuk na lejoi që të takoheshim me publikun as për promovimin e këtij numri të ri. Megjithatë, kemi bërë të mundur transferimin e këtyre evenimenteve në hapësirën online, në mënyrë që të ruajmë një rrugë komunikimimi me lëçitësit dhe me miqtë e komunitetit shqiptar të Rumanisë. Sigurisht, asgjë nuk mund të zëvendësojë takimin direkt, prandaj shpresojmë që, me uljen e rrezikut të epidemisë, të mund të takohemi me lexuesit tanë nëpër qytete të ndryshme të Rumanisë”.
Revista „Albanica” shpërndahet falas nga Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë nëpër biblioteka, universitete dhe institucione të kulturës në Rumani dhe jashtë shtetit. Ajo mbërrin, gjithashtu, edhe tek specialistët dhe tek të apasionuarit mbas albanologjisë. Më shumë informacione mund të gjeni në faqen e internetit të organizatës, www.alar.ro.
Albanica, nr. 6 – Përmbajtja
Luan Topciu, Askush nuk mund të shpëtojë i vetëm
Prof. Dr. Stoica Lascu, Nicolae Iorga dhe shqiptarët në vitet e formimit të shtetit shqiptar (1912-1915) Dr. Ina Arapi, Mbi historinë e përkthimeve biblike në gjuhën shqipe
Qemal Agaj, Gjon Mili: fotografi i shquar botëror
Gjon Mili, Fletë nga ditari, Bukureshti
Dr. Radu-Cosmin Săvulescu, Jeta e krishterë në territoret shqiptare gjatë periudhës së mbretërisë së parë bullgare
Cezar Ivănescu – Clara T. Vâslan, Vështrimi i shkurtër mbi vdekjen dhe ringjalljen
Agim Isaku – Marius Chelaru, Letërsia duhet vlerësuar për vlerat e saj autentike
Ismail Kadare, Ndërtimi i Piramidës së Keopsit
Liviu Lungu, Fragment nga proza „Zanafilla”
Bardhyl Londo, Medaljon, poezi
Robert Elsie, Shkencëtari vjenez që mund të bëhej mbret i Shqipërisë: baroni Franz Nopcsa dhe kontributi i tij në studimet shqiptare
Dr. Luan Topciu, Proza shqipe – Kadare