Albumi „Muzică veche albaneză” (Muzikë e vjetër shqiptare) është tani i disponueshëm në internet
- ALAR rămâne alături de prietenii săi
- ALAR mbetet pranë miqve të saj
- Doli numri 6 i revistës Albanica
- Albumi „Muzică veche albaneză” (Muzikë e vjetër shqiptare) është tani i disponueshëm në internet
- Ziua Europei, Albano și Albania
- La 5 mai, albanezii aduc flori la mormintele eroilor
- Marius Dobrescu: „Când un scriitor este publicat în câteva țări occidentale, acest lucru e un certificat de garanție.”
- În zilele pandemiei – Medici albanezi în Germania
- Tratative Uniunea Europeană – Albania și Macedonia de Nord
- Dr. Dorian Koçi (Tirana, Albania): Câteva momente semnificative ale Diasporei albaneze
- Un kosovar condamnat politic în Albania
- Cuvântul rezistenței anticomuniste la BBC
- „Pluralismul politic” în anii 1946-1950
- Dinamită sub bustul “marelui dispărut”
- Ermira Babaliu: „Să fim mai buni azi decât ieri!”
- Plecarea unui mare artist și disident
- 800.000 $ pentru monumente istorice în Albania
- Pietre pentru templul poetului din Lancrăm: 125 de ani de la nașterea lui Lucian Blaga
- Mesaj despre o prietenie nesfârșită: Helena Kadare o evocă pe Sadije, soția scriitorului Dritëro Agolli
- Șoapta agoniei”, o carte din carantină
- Clarinetul, un instrument pentru toate gusturile muzicale
- Pastila pentru suflet: Semnificații ale zilei de 10 Mai
- Ramadanul, marea sărbătoare a musulmanilor
- Sfinții de lemn de la Homorâciu
- Programe turistice postpandemie pentru Ulqini
Në fillim të këtij viti, Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR) promovoi në Muzeun Kombëtar Antropologjik Rumun në Bukuresht, një album muzikor krejt të posaçëm titulluar Muzică veche albaneză (Muzikë e vjetër shqiptare). Ky album përfshin dymbëdhjetë këngë të vjetra në gjuhën shqipe, të interpretuara nga grupi Serenada i organizatës sonë. Mbas promovimit, albumi iu shpërnda falas mbi 3000 personave, anëtarë, simpatizantë dhe miq të komunitetit shqiptar të Rumanisë. Që nga fillimi i muajit maj, dymbëdhjetë këngët mund të dëgjohen në faqen zyrtare në Facebook të Shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë, si dhe në kanalin YouTube të organizatës.
Drejtori ekzekutiv i ALAR, Dr. Radu Săvulescu, ka theksuar se suksesi që ky album pati që në momentin e promovimit të tij, na ka inkurajuar që ta bëjmë të njohur në vazhdimësi në radhët e publikut të gjërë: „Plani ynë i parë ka qënë ai i shpërndarjes së CD-së, kryesisht, nëpër panairet e librit, në të cilat marrim pjesë çdo vit dhe ku shpërndajmë librat dhe botimet e realizuara në Shtëpinë Botuese Asdreni. Fatkeqësisht, pandemia përmbysi të gjitha planet, panairet dhe sallonet e librit u pezulluan, po kështu edhe evenimentet dhe aktivitetet kulturore të organizatës sonë. Por, mbas shpërndarjes të CD-së tek anëtarët, simpatizantët dhe bashkëpunëtorët tanë, kemi marrë një sërë mesazhesh falenderimi dhe vlerësimi, gjë që na bën të vemë në dispozivcion të publikut të dymbëdhjetë këngët në faqen e Facebook-ut të ALAR-it si dhe në kanalin YouTube. Shpresojmë që, kur situtata e përgjithshme do ta lejojë, do të takohemi personalisht me dëgjuesit dhe ndjekësit tanë, nëpër panairet e librit, në festivale dhe në veprimtaritë tona kulturore”.
Për grupin Serenada, i riorganizuar në vitin 2017, ky është albumi i dytë, mbas CD-së me titullin Muzică lirică albaneză (muzikë lirike shqiptare), që doli në vitin 2018. Aktualisht, ky grup koordinohet nga solistja Florentina Barbu dhe ka në përbërjen e tij Daniel Berteșteanu (kitarë) dhe Ramy Fares (lautë dhe orkestrim muzikor). Për realizimin e albumit Muzică veche albaneză kanë sjellë ndihmesën edhe Sergiu Ene dhe Enri Demi (aranzhim) si dhe Roberto Velisar (kitarë plotësuese). Albumi u prodhua nga Sună Bine Studio (Sergiu Ene & Enri Demi). Pjesët mund të dëgjohen në www.alar.ro, me lidhje direkte në kanalin YouTube të organizatës sonë, si dhe në faqen zyrtare në Facebook: www.facebook.com/alaroficial.