ALAR mbetet pranë miqve të saj
- ALAR rămâne alături de prietenii săi
- ALAR mbetet pranë miqve të saj
- Doli numri 6 i revistës Albanica
- Albumi „Muzică veche albaneză” (Muzikë e vjetër shqiptare) është tani i disponueshëm në internet
- Ziua Europei, Albano și Albania
- La 5 mai, albanezii aduc flori la mormintele eroilor
- Marius Dobrescu: „Când un scriitor este publicat în câteva țări occidentale, acest lucru e un certificat de garanție.”
- În zilele pandemiei – Medici albanezi în Germania
- Tratative Uniunea Europeană – Albania și Macedonia de Nord
- Dr. Dorian Koçi (Tirana, Albania): Câteva momente semnificative ale Diasporei albaneze
- Un kosovar condamnat politic în Albania
- Cuvântul rezistenței anticomuniste la BBC
- „Pluralismul politic” în anii 1946-1950
- Dinamită sub bustul “marelui dispărut”
- Ermira Babaliu: „Să fim mai buni azi decât ieri!”
- Plecarea unui mare artist și disident
- 800.000 $ pentru monumente istorice în Albania
- Pietre pentru templul poetului din Lancrăm: 125 de ani de la nașterea lui Lucian Blaga
- Mesaj despre o prietenie nesfârșită: Helena Kadare o evocă pe Sadije, soția scriitorului Dritëro Agolli
- Șoapta agoniei”, o carte din carantină
- Clarinetul, un instrument pentru toate gusturile muzicale
- Pastila pentru suflet: Semnificații ale zilei de 10 Mai
- Ramadanul, marea sărbătoare a musulmanilor
- Sfinții de lemn de la Homorâciu
- Programe turistice postpandemie pentru Ulqini
Pandemia nuk është vetëm një urgjencë e shëndetit publik, por ajo pati pasoja nga më të ndryshmet në të gjitha lëmitë e jetës shoqërore, ekonomike dhe kulturore. Në këtë kontekst, masat që autoritetet morrën për parandalimin dhe luftën kundër përhapjes së infeksionit me koronavirusin e ri, pavarësisht nga forma ligjore që kanë, kanë çuar, në mënyrë të pashmangshme, në anulimin ose, të paktën, në rishikimin e veprimtarive të planifikuara nga Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë. Fatmirësisht, ekipi i shoqatës u riorganizua me shpejtësi dhe iu përshtat realitetit të ri, saqë kemi arritur të sigurojmë një komunikim të pandërprerë me ju, me anëtarët e shoqatës, me simpatizantët dhe miqtë e ALAR-it. Revistat Drita dhe Albanica kanë vazhduar të dalin me ritmin e zakonshëm, ndërkohë që site-i www.alar.ro si dhe faqja zyrtare në Facebook kanë vazhduar të japin informacione të aktualizuara. Gjithashtu, Qendra Kulturore Shqiptare ka vazhduar me projektet e botimit dhe, në një kohë të shkurtër, do të njoftojmë botimet e reja të Shtëpisë Botuese Asdreni.
Megjithë përçapjet tona, mbetet keqardhja se nuk mund të takohemi me ju, ashtu siç ishim mësuar dhe siç do të dëshironim. Të paktën, për një periudhë kohe, promovimet e librave dhe të revistave, takimet me personalitete të komunitetit dhe të jetës publike, si dhe minikoncertet me muzikë shqiptare do të bëhen online, në site-in tonë në Facebook dhe në kanalin tonë në YouTube. Duke aksesuar këto faqe, tashmë mund të gëzoheni me albumin Muzică veche albaneză (Muzikë e vjetër shqiptare), prodhim i grupit Serenada të ALAR-it, i cili është pritur kaq mirë nga publiku. Kemi menduar që t’i bëjmë më të larmishme llojet e prodhimeve audio-video, duke përfshirë këtu, përveç evenimenteve që tashmë i kemi njoftuar, edhe ekspozita virtuale apo klipe dokumentare. Në këtë mënyrë, ju adresoj ftesën për të mbetur pranë nesh edhe nëpërmjet mjeteve elektronike, sepse ekipi i shoqatës ALAR do të vazhdojë të prodhojë me standartet cilësore, të njohura tashmë, duke pasur ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe partenerëve të saj.
Gjithashtu, përmes anulimit të panaireve të librit, kemi humbur lidhjen direkte me lexuesit tanë në gjithë vendin dhe është kufizuar, ndonjëherë, mundësia e të interesuarve për të shtuar në bibliotekat e tyre botimet tona më të reja. Për të shmangur këtë situatë, kemi një zgjidhje të përkohshme: në faqen tonë www.alar.ro ekziston një seksion kushtuar prezantimit të librave, revistave, albumeve audio, të publikuara nga shoqata ALAR. Duhet vetëm të na dërgoni një e-mail për materialet që ju interesojnë dhe ekipi ynë ju siguron se këto do të mbërrijnë tek ju falas. Sigurisht, presim me dëshirë edhe kërkesat e atyre që ende nuk dinë shumë për Shqipërinë dhe për shqiptarët.
Këto janë disa nga masat me të cilat përpiqemi të mbetemi pranë miqve tanë, por edhe të promovojmë kulturën e komunitetit tonë në hapësirën publike. Sigurisht, jemi të hapur për ide, sugjerime dhe propozime të reja, ndaj ju drejtoj, me këtë rast, ftesën për të na kontaktuar. Shpresojmë të gjithë se, në një të ardhme të afërt, do të mund të rinisim eventet kulturore të mëdha, pranë jush dhe pranë miqve nga Shqipëria dhe diaspora shqiptare.
Deputet Bogdan-Alin Stoica